Motra e CR7 komenton përjashtimin e mundshëm të Ten Hag: Para janarit? Shumë vonë

A do të largohet Cristiano Ronaldo nga Manchester United në janar? Një mundësi që nuk është aspak e largët, duke pasur parasysh marrëdhëniet minimale mes kampionit portugez dhe Erik ten Hag.

Goditja e fundit ra ndaj Newcastle, me zëvendësimin në minutën e 72-të që zemëroi numrin 7. Trajneri dha shpjegimet e tij në fund të ndeshjes, por në Portugali shumë besojnë se nuk ka asnjë mënyrë për t’u rikuperuar.

Në veçanti, motra e CR7, Elma Aveiro, ndau një postim nga një gazetë portugeze, e cila titullohej “Duke vazhduar kështu, Ten Hag nuk arrin në janar” duke iu referuar episodit; jo e lumtur ajo shtoi frazën “Është tepër vonë”. Një tregues i gatishmërisë së lojtarit për të lëvizur apo një kritikë e thjeshtë (dhe e rëndë) ndaj trajnerit? /G.D albeu.com/


Shtuar 18.10.2022 19:55