Moratti “karikon” Mourinhon: Te Napoli ai do të “çmendë” tifozët

Mënyra e stërvitjes së Jose Mourinhos, stili i tij i komunikimit dhe aftësia e tij për të krijuar ndjeshmërinë dhe tifozët, janë të njohura tashmë. Por një person që ndoshta e njeh pak më shumë se të tjerët, është Massimo Moratti. Ish-presidenti i Interit, duke folur për “Radio Kiss Kiss”, foli për trajnerin me të cilin shkroi historinë në vitin 2010 duke arritur tripletën me klubin zikaltër. I lirë pas shkarkimit nga Roma, trajneri portugez është i lidhur me një transferim te Napoli dhe Moratti e aprovon këtë ide.

“Do t’i çmendte të gjithë tifozët, gjithmonë sjell entuziazëm dhe shpresë. Ai do të donte të ishte trajner i Napolit sepse është një klub i rëndësishëm. De Laurentiis? Nuk e njoh shumë, nuk mund të them nëse do të shkonte mirë me Mourinhon. Specialiteti i tij është i të qenit një profesionist serioz, ai di gjithçka për ekipin e tij, ai është një tifoz i madh i futbollit”, është shprehur ndër të tjera ish-presidenti i Interit, Moratti. /abcnews.al


Shtuar 23.01.2024 09:32