Alvaro Morata së fundmi ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur për vendosmërinë e tij për të pasur një sezon të mirë me Atléticon pas kthimit nga huazimi.
Dukej se nuk do të kishte më thashetheme për të ardhmen e sulmuesit spanjoll, por jo.
Javët e fundit është folur shumë për rikthimin e mundshëm të Moratas në Juventus. Tani, ESPN po raporton se Alvaro i është ofruar nga Manchester United.
Vlen të thuhet se Manchester United është në kërkim të një sulmuesi. Në fillim të sezonit, “djajtë” mbetën pa qendërsulmues Cristiano Ronaldo nuk është gati, kurse Anthony Martial është i lënduar.
Skuadra angleze konsideroi afrimin e Marko Arnautovic, por e braktisën austriakun. Tani Manchester United, mesa duket, do të shqyrtojë kandidaturën e 29-vjeçarit Alvaro Morata. /albeu.com/