Morales shpërthen në lot pasi Levantes ra nga kategoria, Vinicius Jr bën gjestin fisnik (VIDEO)

Real Madrid fitoi me rezultat tenistik ndaj Levandes në “Santiago Bernabeu”, teksa madrilenët i dhanë një “shuplakë” skuadrës mike drejt rënies nga kategoria.

Plot 6 gola arritën të shënonin të besuarit e Carlo Ancelottit, ku protagonistë ishin Mendy 13’, Benzema 19’, Rodrygo 34’, ndërsa Vinicius vulosi fitoren me hat-trick 45’, 68’, 83’.

Pas kësaj humbje e cila çon drejt rënies Levanden, ishte kapiteni Jose Morales i cili pas ndeshjes nuk ka mbajtur dot lotët gjatë deklaratës së tij.

Për ta ngushëlluar mendoi Vinicius Jr i cili edhe pse shënoi hat-trick, braziliani preferoi të përqafonte kundërshtarin e tij. Një gjest human nga ana e lojtarit madrilen ndaj kundërshtarit të tij, Morales./ h.ll/albeu.com