“Mora fjalë…”, Shkurte Fejza do të elektrizojë stadiumin “Air Albania” me këngën legjendare për Adem Jasharin

Atmosfera në stadiumin “Air Albania” pritet të ndizet sot me performancën e këngëtares së famshme Shkurte Fejza.

Ajo është e ftuara speciale për të kënduar “Mora fjalë” e shndërruar tashmë në një himn për tifozët shqiptarë që pritet edhe sot në ndeshjen me Çekinë të mbushin shkallët e stadiumit.

Kënga ikonike i dedikohet luftëtarit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Surprizë e veçantë do të jetë edhe dhurimi i plisave/qelesheve për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.

Ky është teksti i këngës “Mora fjalë”:

Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun

Mora qarkun me i thur’ kangë

Me i thur’ kang’ bash legjendarit, t’i këndoj

T’i këndoj Adem Jasharit, t’i këndoj

Tash sa vjet

Tash sa vjet s’e sheh Prekazin dhe Reçakun, tash sa vjet

Tash sa vjet s’e sheh Drenicën, tash sa vjet

Tash sa vjet dhe Mitrovicën, tash sa vjet

Çohu Adem

Çohu po të thonë zogjtë e malit dhe bilbilat

Çohu Adem

Po thonë lulet, trëndafilat, çohu Adem

Po thonë kangët, thonë dhe trimat, çohu Adem

Çohu shpejt, çohu shpejt, mos rri te varri

Thotë nanë lokja, çohu se mjaft

Ta flladiti ballin toka, çohu se ty

Të kërkon e tanë Kosova, ty Adem

Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun

Mora qarkun me i thur’ kangë

Me i thur’ kang’ bash legjendarit, t’i këndoj

T’i këndoj Adem Jasharit, t’i këndojE t’i them

E t’i them se gjaku i tij është vet’ liria që ka ardh’

Në Kosovë e brigjev’ Drinit, kjo liri

Ia flladiti ballin trimit, ia flladit

E t’i them

E t’i them se gjaku i tij është vet’ liria që ka ardh’

Në Kosovë e brigjev’ Drinit, kjo liri

Ia flladiti ballin trimit, ia flladit

E t’i them

E t’i them se gjaku i tij është vet’ liria që ka ardh’

Në Kosovë e brigjev’ Drinit, kjo liri

Ia flladiti ballin trimit, ia flladit


Shtuar 12.10.2023 18:30