Monza në Serie A për herë të parë në histori, Berlusconi në delir: Tani titull dhe Champions

Ekipi i Monzës për herë të parë në historinë e saj 110 vjeçare ka arritur të kalifikohet në elitën e futbollit italian, Serie A.

Asgjë nuk erdhi rastësisht, pasi ekipi prej pak vitesh është nën drejtimi e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, dy nga personat më të rëndësishëm që ishin në drejtimin e Milanit në periudhën më të artë të tij.

Të lidhura

None found

Presidenti, Silvio Berlusconi pas kësaj arritje është në delir, pas ndeshjes dramatike me Pisan, ku siguruan edhe kualifikimin ai u shprej se objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serie A dhe grupet e Champions League.

Një natë magjike. Arritëm diçka historike për këtë skuadër që në 110 vite nuk ishte ngjitur kurrë në Serinë A, por unë jam nga ata persona që kur i futem diçkaje dua të marr gjithçka.

Prandaj, objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serinë A, grupet e Championsit dhe fitorja në Europë”, tha presidenti Berlusconi./albeu.com


Shtuar 30.05.2022 09:20