Monza e ka seriozisht për Suarez, Galliani i ofron 4 milionë euro në sezon

Luis Suarez është shumë pranë Italisë.

Monza tenton dhe nuk do të dorëzohet, siç e konfirmon edhe agjenti Marco Kirdemir.

“Ai dëshiron të luajë në Itali, ka dy oferta. Njëra ka ardhur nga Monza, për 4 milionë euro. Meqënëse të drejtat e imazhit janë të larta, paga e tij do të rritej”.

Adriano Galliani ka si qëllim t’i sjellë ekipit të tij një lojtar ku i cili do të ndezë stadiumin me prezencën e tij. Për momentin ëndrra mbetet e pamundur pasi Suarez mund të zgjedhë atë ekip që i ofronë një pagë të përshtatshme.

Gjithsesi, thuhet se Milan mund të tentojë në momentin e fundit për Luis Suarez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.07.2022 09:22