Mario Balotelli ka dhënë një intervistë të gjatë për DAZN dhe nuk i është shmangu as pyetjeve për gjëra delikate, si veprimi që kishte bërë duke hedhur fanellën e Interit në tokë.
“Do ta ‘fshija’ si moment nëse do të mundesha. I doja shumë tifozët e Interit. Në sfidën kundër Barcelonës hyra mirë në fushë, gabova një pasim dhe menjëherë filluan të më fishkëllenin. E mora shumë keq sepse nuk kishte ndodhur kurrë”, tha ai.
Më tej ai tregoi edhe vlerësimin që Moratti kishte pasur për të: “Do të më pëlqente të kthehesha në një legjendë të Interit. Me Morattin e kemi folur dhe objektivi ishte pikërisht ky.
Moratti është i paarritshëm. Më ka dhuruar një monedhë ari dhe unë pyeta vete se çfarë ishte. Unë nuk e kuptova dhe shkova te dhomat e zhveshjes dhe ia tregova Materazzit.
Më tha se ai ia kishte dhuruar atë Ronaldos, Recobës, Adrianos dhe Ibrës. E kuptova se çfarë përfaqësonte ai gjest dhe nuk e kam harruar. Është i paarritshëm, si njeri dhe si gjithçka tjetër. Atë monedhë e kam edhe sot”. /h.ll/albeu.com