Momenti kur Bonucci nervozohet pas golit të Sanchez dhe “kapet” me anëtarin e stafit të Inter-it

Inter fitoi dje Superkupën e Italisë në minutën e 120-të me golin e Sanchez.

Në momentin e golit ndodhi një moment i shëmtuar midis Bonuccit dhe një anëtari të stafit të Inter-it.

Bonucci ishte duke pritur të futej në fushën e lojës vetëm për të goditur penalltinë por Sanchez i prishi planet me golin e shënuar në “frymën e fundit”.

Anëtari i stafit të Inter-it ishte pranë Bonuccit dhe filloi të festonte për golin e fitores. Veterani i Juves nuk e priti mirë dhe filloi të debatonte me të pa arsye.

Mbrojtësi italian pati një përplasje verbale me të duke e shtyrë dhe duke hedhur fjalë mbi të. / h.ll/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 09:40