Për lamtumirën Messit nga Barcelona janë thënë shumë gjëra. Janë shfaqur imazhe pikëlluese të lojtarit në lot, të shokëve të skuadrës dhe familjes pranë tij, me të gjithë trofetë e fituar. Por ende nuk kishte pasur një takim midis dy palëve që po negocionin kontratën e cila në fund dështoi, pra ndërmjet Joan Laportas dhe vetë lojtarit.
Një imazh domethënës, pasi përshëndetja dukej mjaft e ftohtë, veçanërisht duke ditur marrëdhënien e dashur midis presidentit dhe lojtarit.
Duket se diçka ndryshoi që kur Laporta fitoi zgjedhjet deri më tani mes të dyve. Nga përqafimi i ngrohtë pas fjalimit të parë si president i Laportas deri në përshëndetjen e ftohtë që iu dha pas konferencës për shtyp të lamtumirës së yllit argjentinas.