Momentet e para të Dani Alves në liri, braziliani lirohet pas një viti e dy muaj prapa grilave

Dani Alves është zyrtarisht i lirë, edhe pse lirimi i tij është me kusht.

Ish-mbrojtësi brazilian ka qëndruar prapa grilave nga janari i vitit 2023 për tentim dhunimi.

Pasi kaloi gjithsej 14 muaj e 5 ditë burg, futbollisti brazilian Dani Alves , i dënuar me 4 vjet e gjysmë për përdhunimin e një gruaje në banjat e lokalit Sutton në dhjetor 2022, ka kaluar tashmë derën e Qendrës Penitenciare në Brians pasi gjykata i dha lirimin e përkohshëm me kusht.

Alves ka paguar 1 milionë euro për tu liruar me kusht, derisa tanimë kanë dalë pamjet e para nga momenti i lirimit të tij.

Braziliani do të qëndrojë në Barcelonë ku do t’i përgjigjet çdo thirrje të mundshme nga gjykata dhe policia spanjolle. /Telegrafi/


Shtuar 25.03.2024 19:51