Moment tmerrues në Superligën e Ukrainës, bie alarmi për sulm ajror, futbollistët shkojnë të fshihen në bunker

Ndeshja mes Rukh Lviv dhe Metalist Kharkiv e elitës së futbollit të Ukrainas është ndërprerë të mërkurën, pasi ka nisur të bjerë alarmi për sulm ajror.

Ndeshja filloi në orën 15:00 dhe u ndërpre pak para përfundimit të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-1, pasi lojtarët u strehuan në bunker.

Rifillimi i Superligës së Ukrainës në futboll, ka nisur pasi ishte ndërprerë për shkak të luftës me Rusinë.

Skuadrat Shakhtior Donetsk dhe Metalist Kharkiv luajtën ndeshjen e parë të martën dhe rezultati ishte i barabartë, 0-0.

Ndeshjet hapëse të sezonit u caktuan që të përkonin me Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës për të ofruar një shfaqje të mëtejshme qëndrueshmërie pas pushtimit rus në shkurt, i cili e solli kampionatin e sezonit të kaluar në një fund të parakohshëm.

Ndeshja Rukh-Metalist ka filluar në pjesën e dytë, ku mysafirët kanë kaluar në epërsi në minutën e 66-të për 2-1.
Me këtë rezultat është mbyllur edhe ndeshja.