Liverpool fitoi dje ndeshjen e parë të çerekfinales ndaj Benficës në Portugali me rezultatin 1-3.
Kolumbiani Luis Diaz, dikur luante me rivalët e Benficës, Porton. Kështu që vendasit nuk e preferojnë shumë sulmuesin, pasi këtë gjë e treguan më së miri mbrëmjen e djeshme kur Diaz shënoi golin e tretë pranë përfundimit të ndeshjes.
@LuisFDiaz19 unbelievable!! pic.twitter.com/Q953iSAE6F
— Stevie Gallagher (@StevieJG123) April 5, 2022
Pasi shënoi, Diaz shkoi të festonte dhe papritmas një tifoz lëshon nga tribuna një shufër hekuri në drejtim të tij por për fat të mirë nuk e preku. Ky është një gjest shumë i shëmtuar nga ana e sportdashësve./ h.ll/albeu.com