Tifozët e Real Madridit i mbajtën dje (e premte) një lamtumirë të veçantë dhe emocionale Luka Modricit në shenjë mirënjohjeje për gjithçka që ai ka bërë gjatë karrierës së tij në Klubin Mbretëror.
Një banderolë e madhe me mesazhin “Modric eterno” (Modric përgjithmonë) u vendos në hyrje të qendrës stërvitore, dhe tifozët e shumtë të mbledhur atje shprehën me zë të lartë mbështetjen dhe dashurinë e tyre për të.
Modric, i cili së shpejti do të mbushë 40 vjeç, po i jep fund kapitullit të tij të paharrueshëm 13-vjeçar me fanellën e Real Madridit, i cili po përgatitet të garojë në Kupën e Botës për Klube, ku do të luajë kundër Al-Hilal, Pachuca dhe Salzburg.
Outside of Valdebebas today… 🤍🇭🇷 @alvaro_esteban6 pic.twitter.com/NwBazWGCR6
— Madrid Xtra (@MadridXtra) June 13, 2025
Kjo ishte paraqitja e tij e fundit në kampin stërvitor si lojtar i Real Madridit pasi ai pritet të vazhdojë karrierën e tij në Milano.
Gjatë kohës së tij në Madrid, Modric fitoi gjithsej 28 trofe, duke përfshirë gjashtë Liga Kampionësh, pesë Kupa Bote për Klube dhe katër tituj të La Ligës. Ai luajti më shumë se 500 ndeshje dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2018.
El presidente saluda a la plantilla en la Ciudad Real Madrid.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 13, 2025