Mjafton Preka, Partizani ngjitet në vend të parë

Partizani ka arritur të marrë një fitore minimale, 1-0 përballë Bylisit në kuadër të javës së 8-të të “Abissnet Superiore”.

Në “Arena e Demave” gjithçka u zgjidh nga një mbrojtës, nga Preka, i cili në zhvillimin e një goditje këndi arriti të godasë saktësisht me kokë.

Të lidhura

None found

Një fitore minimale në një ndeshje ku nuk munguan rastet, por finalizimi la shumë për të dëshiruar.

Me këtë fitore skuadra e Partizanit ngjitet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet me 5 pikë në vendin e parafundit.


Shtuar 5.10.2024 22:25