Mirlind Daku e nisi me gol sezonin e ri në Premier League-n ruse. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 12-të, por Rubin Kazan u mposht 1-3 në shtëpi nga Krasnodar.
Paraqitja e tij duket se ka forcuar interesimin e Spartakut të Moskës. Sipas raportimeve të mediave ruse, klubi nga kryeqyteti është i gatshëm t’i paguajë Rubin Kazanit 11 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.
Të lidhura
None found
Daku konsiderohet objektivi kryesor i skuadrës moskovite, e cila pritet t’i propozojë sulmuesit shqiptar një kontratë shumë fitimprurëse dhe 3-vjeçare, që do ta mbante në klub deri në vitin 2029.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen negociatat mes palëve. Ditët në vijim pritet të sjellin më shumë qartësi për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares.
