Mirel Josa rikthen Egbon te Tirana? Skenar i “çmendur” në merkaton e verës

Mirel Josa do të jetë trajner i Prishtinës për sezonin e ardhshëm.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, pasi të njoftohet mbyllja e bashkëpunimit me Egbon.

Të lidhura

None found

Kjo lëvizje mund të prodhojë një skenar të çmendur në vazhdim. Tirana është aktualisht pa trajner dhe qëndron në kërkim të figurës së duhur.

Egbo zotëron profilin e trajnerit që tifozët bardheblu do e prisnin krahëhapur.

Kjo pasi nigeriani ishte pikërisht timonieri që nxorri Tiranën kampion në vitin 2020, kur titulli mungonte prej vitesh.

Një skenar i “çmendur” ky, që trazon jo pak ujërat. Kujtojmë se Tirana aktualisht është në tranzicion dhe lëvizja e fundit është emërimi i Agim Ibraimit si drejtor sportiv.


Shtuar 1.06.2024 09:01