Miralem Pjanic po largohet nga Barcelona, mëson ekskluzivisht “Avaz”.
Mesfushori i Bosnje-Hercegovinës nuk mori minuta në ndeshjet e para të Barcelonës këtë sezon, edhe pse luajti mirë në përgatitjet ku tregoi cilësinë e tij.
Kurse trajneri i skuadrës katalanas Xavi Hernandez në disa raste ka theksuar se po llogarit shërbimet e mesfushorit, por nuk ka vendosur ta përdorë në katër ndeshjet e para të La Ligës.
Pjanic ka pasur disa oferta këtë verë, por nuk ka dashur të largohet nga Spanja. Megjithatë, siç mëson ekskluzivisht “Avaz”, Pjanic do të largohet sërish nga Barcelona.
Ai ka marrë një ofertë konkrete dhe është afër një vendimi përfundimtar. Një ofertë joshëse ka ardhur nga një klubi nga Dubai. /albeu.com/