Me shortin e Nations League që u hodh ditën e djeshme, Shqipëria tani fokusohet e tëra në përgatitjet për Euro 2024. Stafi teknik do të intesifikojë punët për të studiuar nga afër lojtarët për të bërë më pas përzgjedhjen finale me 23 prej tyre.
Do të luhen të paktën 5 miqësore deri në nisjen e Europianit dhe 3 prej tyre zhvillohen në muajin mars. FSHF ka zyrtarizuar miqësoren e parë e cila do të jetë me Suedinë më 25 mars në Stokholm, por kjo do të jetë e dyta për nga rradhitja.
Testi i parë miqësor për Sylvinhon dhe kuqezinjtë do të jetë më 21 mars dhe kundërshtari do të jetë Kili. Ishte vetë presidenti Armand Duka i cili në prononcimin pas shortit zbuloi bisedimet me 2 herë fituesin e Copa America.
Ndeshja do të zhvillohet në fushë asnjëanëse, kërkesë e stafit teknik, dhe do të luhet në Bologna. Mbetet vetëm zyrtarizimi nga FSHF dhe Federata e Kilit për të finalizuar miqësoren. /newsport.al/