Mino Raiola dhe drejtuesit e Juventus do të takohen për të folur rreth rinovimit të De Ligt

Të dyja palët duan të bëjnë një kompromis së bashku. Të zgjaset kontrata e lojtarit nga viti 2024 në 2025, me vetëm një vit, me ulje të pjesshme të klauzolës së lirimit e cila momentalisht është  120 milionë euro.

Synimet e palëve duket se janë në një linjë, me Juventusin i cili në asnjë rast nuk mund të garantonte asnjë rritje krahasuar me 8 milionë eurot aktuale të pagës.

Megjithatë, me rinovimin për një vit, klubi i Juventusit mund të përballet muajt e ardhshëm pa ankth, në këtë kuptim dhe lojtari do të vazhdojë rrugën e tij të rritjes përkrah Bonuccit dhe Chiellinit./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 16.11.2021 13:40

Tags: