Juventus ka zgjedhur Milinkovic Savic dhe në janar do të tentojë ofertën për Lazion.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventus ka nevojë për rifreskim të mesfushës dhe lojtari i klubit kryeqytetas është i preferuari.
Cilësitë fizike dhe teknike kanë bërë që Juventus të tentojë kontaktin me Lotiton, presidentin e Lazios. Dikur, presidenti i Lazios kishte theksuar se nuk e lë të largohet për një shumë minimale prej 100 milionë euro, por duket se në janar mund ta lejojë të largohet për 60 milionë euro, shifër për të cilën Juventus është gati t’i hedhë mbi tavolinë./ h.ll/albeu.com