Milano-Cortina 2026/ Dauti dhe Brunga mbyllin aventurën në Lojrat Olimpike Dimërore në slalom në lëshimin e parë

Semire Dauti gabon në lëshimin e saj të parë në slalomin e femrave.

Skiatorja shqiptare nuk ka mundur që të vendosë një kohë pasi braktisi garën pas gabimit në sektorin e dytë të pistës.

Lisa Brunga mbyll zbritjen e saj të parë në slalomin e femrave në Milano-Cortina 2026.

17-vjeçarja, mbylli lëshimin e saj me kohën 57.58, por nuk do të jetë pjesë e lëshimit të dytë pasi është skualifikuar nga komisarët e garës.


Shtuar 18.02.2026 13:57