Milani vazhdon ta ketë në “radarë” Berardin

Domenico Berardi vazhdon të mbetet në listën e dëshirave të Milanit për repartin ofensivë.

Sulmuesi italian i Sassuolos u kërkua edhe këtë verë nga Rossonerët, por çmimi i kërkuar prej 40 milionë eurove nga Sassuolo për të bëri që Milani të tërhiqet nga gara.

Calciomercato ka raportuar se kuqezinjtë vazhdojnë ta kenë në listën e dëshirave sulmuesin italian dhe mund të provojnë transferimin e tij në janar.

27-vjeçari është i gatshëm të bëj një hap para në karrierën e tij dhe i pëlqen ideja për tu transferuar në San Siro dhe për të luajtur me Milanin.

Rossonerët po shpresojnë që Sassuolo të ulë kërkesat për disa milionë dhe do të mund ta transferonin reprezentuesin italian.

Megjithatë transferimi i lojtarit nuk do të jetë aspak i lehtë për Milanin, pasi në ndjekje të tij janë edhe skuadra si Leicester City, Borussia Dortmund e Liverpool.

Berardi ka zhvilluar 238 ndeshje zyrtare në Serie A, ku ka shënuar 86 gola dhe ka asistuar në 56 të tjerë.


Shtuar 10.09.2021 21:15