Milani u “zhdëp” nga Chelsea, Leao: James mbrojtësi më i vështirë me të cilin jam përballur

Milani nuk arriti t’i bënte ballë Chelsea-s në Champions League duke u mposhtur me rezultatin 3-0.

“Kuqezinjtë” shpresonin shumë te sulmuesi anësor i tyre Rafael Leao, por ky i fundit bëri një nga paraqitjet e tij më të dobëta, por duket se mëritën më të madhe e pasur mbrojtësi i “Bluve” Reece James i cili e mbuloi në krah.

Së fundmi Leao është shprehur se mbrojtësi anglez është lojtari më i vështirë me të cilin është përballur.

“Ai djalosh (Reece James) me të vërtet është lojtari më i vështirë ndaj të cilit jam përballur”, tha Leao për ‘Somtosport’./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 18:12