Milani është rikthyer te fitoret në Serie A, pasi ka mposhtur me lehtësi Monzën me rezultat 3-0.
Kuqezinjtë kanë triumfuar para adhuruesve të vet në San Siro në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në të fundit.
Vetëm pas pesë minutash lojë mesfushori holandez Tiijani Reijnders realizoi pas një solo aksioni të bukur për 1-0.
Dominimi i Milanit vazhdoi derisa në minutën e 41-të Simic realizoi për 2-0 pas një asistimi nga Rafael Leao.
Rossonerët vazhduan me dominim edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Ishte minuta e 76-të kur Noah Okafor realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 pas asistimit nga Olivier Giroud.
Me këto tre pikë Milani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 32 pikë, gjashtë më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/