Milani në kontaktet e para me Origi, belgu pritet të mbërrijë me parametra zero

Në listën e sulmuesëve të kërkuar nga Milani si përforcim për sezonin e ardhshëm është edhe Divock Origi. Ibrahimovic dhe Giroud nuk premtojnë prej moshës që kanë dhe Milan dëshiron të rifreskojë repartin sulmues.

Klubi i Milanos ka nisur kontaktet e para me sulmuesin 26-vjeçar, ku kontrata e tij me Liverpoolin skadon në qershor dhe anglezët janë të gatshëm ta lejojnë të largohet.

“Paga e tij është pak më shumë se 3,5 milionë euro, shifër kjo brenda parametrave të klubit kuqezi./ h.ll/albeu.com

Shtuar 16.03.2022 17:24