Milani “manita” Cremoneses, shpreson ende për në Champions Legue

Milan mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në UEFA Champions League. Kuqezinjtë, pas dështimit ndaj Interit në Champions League dhe pas humbjes në kampionat me Spezian, janë takuar me fitoren.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli u argëtua ndaj Sampdorias. Fitorja 4-1 ndaj Sampit bën që skuadra të renditet në vendin e pestë me 64 pikë, një pikë më pak se Lazio që nuk e ka thënë ende fjalën e vet për këtë javë.

Në pjesën e parë të takimit të sotëm, Milan shënoi me Leaon, sakaq Giroud realizoi dopietë. Te ekipi i Stankovic, Quagliarella u kthye te goli pas 20 ndeshjesh.

Argëtimi i vendasve nuk u ndal as në pjesën e dytë. Diaz u shpërblye me gol pas një paraqitje të mirë, ndërsa Giroud “tundi rrjetën” përsëri.


Shtuar 20.05.2023 23:10