Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” për sulmin

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe ndërsa pret zhvillime të reja në frontin “Vlahoviç”, Igli Tare nuk ka qëndruar duarkryq, por është vënë në lëvizje që të sigurojë një emër të njohur në arenën ndërkombëtare.

Në Itali e cilësojnë që tani një “goditje të pamundur”, por sinjalet e para janë pozitive për kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Darvin Nunjez, uruguaianin e Liverpulit, i cili është drejt largimit nga klubi anglez që ka mbipopulluar repartin e avancuar me afrime të reja të njëpasnjëshme.

“Sky” bën të ditur se Igli Tare, ka kontaktuar me grupin që menaxhon futbollistin dhe hapi i parë pozitiv, është se ai pëlqen një transferim të mundshëm në Milano.

Problemi, si gjithmonë, është aspekti financiar i marrëveshjes,. Liverpuli vlerëson rreth 60 milionë euro kartonin e sulmuesit, shume të cilës i shtohet edhe rroga prej 5 milionë eurosh neto në sezon që kërkon ai. Megjithatë, bisedimet janë në pikën e nisjes dhe gjithçka mbetet për t’u diskutuar.


Shtuar 3.08.2025 09:34