Milani jo pa vështirësi ia del të sigurojë 3 pikët ndaj Genoas (VIDEO)

Milani ka arritur të marrë tre pikë nga dueli me Genoan.

“Rossonerët” nuk kishin fituar në “San Siro” që dy muaj, që nga fitorja 4-0 ndaj Crotones.

Ante Rebic shënoi gol në min (13’) për të zhbllokuar rezultatin.

Por, Genoa tregoi futboll të mirë, Destro shënoi në min (37’) për të barazuar shifrat.

Pjesa e parë përfundoi baras ndërmjet skuadrave.

Në min (68’), talenti i Genoas, Scamacca shënoi autogol. Ky gol i dha avantazhin Milanit.

Rezultati përfundimtar, AC Milan 2-1 Genoa.

Në fund, “Rossonerët” arritën të marrin pikët e plota, tani ata gjenden ne pozitën e dytë me 66 pikë.

Shtuar 18.04.2021 02:04