Më në fund Feyenoord është bindur dhe ka pranuar ofertën e Milanit për Gimenez. Sulmuesi meksikan do të jetë një lojtar i kuqezinjve.
Ai do të kryejë vizitat mjekësore të dielën në mëngjes dhe në mbrëmje do të ndjekë derbin kundër Interit në “San Siro” si spektator.
Marrëveshja paraprake me Gimenez i dha Milanit një dorë të madhe në transferimin e lojtarit në orët e fundit të merkatos, për një marrëveshje si kjo (veçanërisht në afatin kalimtar të janarit) është normale të ketë përshpejtime dhe ngadalësime, por holandezët ishin ende të bindur në kërkesën për 40 milionë euro prandaj Furlani, Moncada dhe Ibrahimovic i dhanë mbrëmë dritën jeshile rritjes së fundit për t’iu afruar shumë, përfshirë edhe bonuset, me këtë shifër.