Luka Modric do ta veshë fanellën e Milanit edhe për një sezon, pasi është arritur akordi që kontrata e tij të zgjatet deri në qershor të vitit 2027.
MilanNews dhe gazetari i njohur Fabrizio Romano raportojnë se gjithçka është finalizuar mes palëve. Për ta zyrtarizuar marrëveshjen mbetet vetëm hedhja e firmës, që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
None found
Futbollisti kroat do të paguhet 3.5 milionë euro për sezon në bazë të kontratës së re, ndërsa në të përfshihen edhe bonuse që varen nga performanca.
Pak javë para se të mbushë 41 vjeç, Modric ka zgjedhur të vijojë karrierën në nivelin më të lartë si pjesë e kuqezinjve. Përpara Kupës së Botës 2026, mesfushori kishte sinjalizuar se mund të tërhiqej nga futbolli.
Legjenda e Kroacisë mbërriti te Milani si lojtar i lirë verën e kaluar, pas etapës së tij të jashtëzakonshme me Real Madridin. Gjatë karrierës, ai ka qenë gjithashtu pjesë e Dinamo Zagrebit dhe Tottenham.
Në edicionin e parë me skuadrën milaneze, Modrić u aktivizua në 37 takime, realizoi dy gola dhe kontribuoi me tre asistime. Ai vazhdon të ketë rolin e një prej liderëve të ekipit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Dua Lipa ishte shfaqur në…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhit sot në një konferencë për shtyp foli për avancimin e gjuhës shqipe dhe…
Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në…
Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte…
Joao Felix ka tërhequr interes nga Napoli dhe Tottenham Hotspur përpara afatit të ardhshëm të transferimeve. Sulmuesi 27-vjeçar portugez dëshiron…