Categories: showbiz

Para famës botërore, Dua Lipa luante në “Familjen Moderne” në moshën 8-vjeçare

Shumë kohë përpara se të ngjitej në majat e muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa ishte shfaqur në serialin humoristik “Familja Moderne”, një prej produksioneve më të ndjekura nga publiku shqiptar.

Në vitin 2004, kur ishte vetëm tetë vjeçe, artistja shqiptare pati një rol të shkurtër në një episod të transmetuar më 20 qershor në Radio Televizionin e Kosovës.

Të lidhura

None found

Skena ishte xhiruar në Londër, ku Dua interpretonte shoqen e Robertit. Gjatë takimit me të, ajo i kujtonte të mos linte pas dore detyrat e shtëpisë.

Kjo pjesë nga fëmijëria e këngëtares u rikthye në vëmendje pasi RTK njoftoi gjatë ditës së djeshme se “Familja Moderne” do të rikthehet në ekran. Episodet do të ritransmetohen në formatin HD çdo të diel, në orën 20:05.

Ndërkohë, Dua Lipa vijon të zgjerojë listën e arritjeve në muzikë.

Së fundmi, ajo siguroi certifikimin e parë Diamant të karrierës së saj falë këngës “Levitating”, e cila është certifikuar 13 herë me Platin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

të fundit

Mexhiti njofton se provimet shtetërore do të zhvillohen edhe në shqip

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhit sot në një konferencë për shtyp foli për avancimin e gjuhës shqipe dhe…

3 minutes ago

Atentati më dy viktima në Fier/ Policia kërkon informacion nga Kosova dhe Suedia për makinën Volvo të autorëve! Po hetohet pista e hakmarrjes

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në…

7 minutes ago

MF vendos ndalim 30-ditor të dhënies së kredive për dy shoqëri financiare

Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme…

16 minutes ago

Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Gjykata e Apelit dënon me 28 vite burg Erlis Dukën!

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte…

17 minutes ago

Napoli dhe Tottenham interesohen për Joao Felix, por Al Nassr kërkon 45 milionë euro

Joao Felix ka tërhequr interes nga Napoli dhe Tottenham Hotspur përpara afatit të ardhshëm të transferimeve. Sulmuesi 27-vjeçar portugez dëshiron…

23 minutes ago

Henry vlerëson Realin e Mourinhos: Një kandidat i fortë për Ligën e Kampionëve

Real Madridi e ka vazhduar serinë e fitoreve këtë sezon, duke e çuar atë në 10 ndeshje radhazi, pas fitores…

23 minutes ago