Milani ka regjistruar fitoren e parë në “San Siro” këtë sezon, duke mposhtur Bolognan me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së tretë të Serie A.
Pas humbjes në debutim kundër Cremonese-s, kuqezinjtë reaguan dhe morën një triumf shumë të vlefshëm para tifozëve të tyre.
None found
Heroi i mbrëmjes ishte Luka Modrić. Mesfushori 40-vjeçar kroat, vendosi ndeshjen në minutën e 61-të me një goditje të saktë nga jashtë zonës, pas një asisti të Saelemaekers.
Ky gol, i pari për Modrić në Serie A, solli gëzim të madh te skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri.
Megjithatë, Milani pati jo pak raste për të thelluar rezultatin. Gimenez goditi dy herë shtyllën (një prej tyre pas një aksioni kur topi kishte kaluar vijën fundore), ndërsa Estupiñan dhe Ricci u ndalën po ashtu nga shtylla.
Nga ana tjetër, lajmi i hidhur për kuqezinjtë ishte dëmtimi i portierit Mike Maignan, i cili u detyrua të linte fushën për shkak të një problemi në pulpë.
Tensioni arriti kulmin në fundin e takimit, kur VAR ndërhyri dhe anuloi një penallti të akorduar fillimisht për Nkunku. Ky vendim solli protesta të ashpra nga Allegri, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore, Milani rikthehet në garë për kreun e renditjes, duke marrë moralin e duhur pas një starti jo të lehtë në kampionat.
Milani kalon në avantazh kundër Bolognas me golin e parë në Itali të Luka Modrić. Loftus-Cheek pason në krahun e djathtë për Saelemaekers, i cili depërton në zonë dhe shërben topin në qendër për ish-mesfushorin e Real Madridit: goditje precize dhe topi përfundon pas shpinës së Skorupskit në minutën e 61-të. Kuqezinjtë në epërsi 1-0.
Konferenca për shtyp e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong, në Baku përfundoi në mënyrë të pazakontë, pasi një gazetar…
Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për Europën. Tabaku bëri të…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhit sot në një konferencë për shtyp foli për avancimin e gjuhës shqipe dhe…
Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme…