Categories: sport

Milan përgatit planin për Luka Modric, kroati pritet të ketë një rol të ri si në fundin e aventurës te Real Madridi

Luka Modric duket shumë pranë vazhdimit të qëndrimit te Milani edhe për një tjetër sezon, ndonëse më herët kishte menduar të mbyllte karrierën dhe të rikthehej në Madrid. Sipas Gazzetta dello Sport, drejtimi i situatës tregon qartë se mesfushori kroat do të mbetet në “San Siro”.

Të lidhura

None found

40-vjeçari po kalon pushimet pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës 2026 dhe largimit nga kombëtarja, ndërsa një vendim për të ardhmen e tij pritet të merret në një afat shumë të shkurtër. Pronari Gerry Cardinale dhe trajneri i ri Ruben Amorim kanë këmbëngulur që ai të vijojë me kuqezinjtë.

Vetë Amorim ka bërë të ditur se ka zhvilluar dy biseda me Luka Modric dhe beson se lojtari do të rikthehet në Milano për sezonin e ardhshëm.

“Ai është një lojtar që duam ta mbajmë. Kam folur dy herë me të dhe, nëse është e nevojshme, do të flas përsëri. Ai është i pabesueshëm dhe pika jonë e referencës. Nuk po them se do të luajë në çdo ndeshje, por për sezonin e ardhshëm ne mbështetemi te Luka Modric”, deklaroi trajneri portugez.

Sipas raportimit, për kroatin është menduar një përdorim ndryshe nga ai i sezonit të kaluar. Në planin taktik, Amorim synon ta aktivizojë si mesfushor qendror në një dyshe në repartin e mesit, një detyrë që i afrohet rolit që ka pasur me Kroacinë.

Në të njëjtën kohë, ai nuk pritet të jetë më një titullar i padiskutueshëm. Për shkak të moshës dhe kalendarit të ngjeshur, minutat e tij do të administrohen me kujdes, ndërsa pritet të luajë kryesisht në ndeshjet më të rëndësishme ose të shërbejë si një alternativë cilësore nga stoli.

Gjatë sezonit 2026/27, Milani do të marrë pjesë në Serie A dhe Ligën e Evropës, gjë që do të sjellë më shumë ndeshje dhe do ta bëjë rotacionin të domosdoshëm.

Formula që pritet të ndiqet është e ngjashme me atë të sezonit të fundit të Luka Modric te Real Madridi. Në edicionin 2024/25, ai e nisi si titullar 17 ndeshje në La Liga dhe u fut si zëvendësues në 18 të tjera, ndërsa në Ligën e Kampionëve startoi në shtatë sfida dhe hyri nga stoli në shtatë të tjera.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi të kishte rol në duelet më të rëndësishme të sezonit, përfshirë përballjet me Atletico Madridit dhe Arsenalit në Ligën e Kampionëve, duke treguar se edhe me më pak minuta mbetet një futbollist vendimtar.

Sipas Gazzetta dello Sport, një skemë e ngjashme pritet të aplikohet edhe te Milani, aty ku eksperienca, lidershipi dhe cilësia e Luka Modric do të vazhdojnë të konsiderohen elemente me peshë në projektin e Ruben Amorim.

të fundit

Juristët britanikë: Masat ndaj Izraelit nuk i përmbushin detyrimet e së drejtës ndërkombëtare

Më shumë se 130 ekspertë ligjorë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë 18 Këshilltarë të Mbretit, i kanë kërkuar qeverisë britanike…

1 minute ago

Dion Kacuri, përforcimi i ri i Kosovës nga Zvicra që u krahasua me Granit Xhakën

Kombëtarja e Kosovës e ka siguruar një tjetër top-mesfushor nga Zvicra. Pas Leon Avdullahut, “Dardanët” e bindën edhe mesfushorin Dion…

7 minutes ago

SHBA-ja zhvendos 52 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme, preket edhe Maqedonia e Veriut

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po riorganizon dhjetëra miliona dollarë nga fondet e ndihmës ushtarake amerikane për disa vende…

12 minutes ago

Aksident fatal në Strumicë, humb jetën një 65-vjeçar

Një burrë gjashtëdhjetë e pesë vjeçar nga fshati Shtukë i Strumicës vdiq pas një aksidenti trafiku që ndodhi dje në…

12 minutes ago

Bypassi i Elbasanit nis ndërtimin, Karakaçi: Do të lehtësojë trafikun

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në qytet dhe të…

14 minutes ago

108 ditë protestë, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: “Arrestoni Ramën! Shqipëria kërkon revolucion!”

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi Skënderbej, drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 108 ditë nga revolta kundër qeverisë. Marshimi ka…

15 minutes ago