AC Milan ka nisur një fazë të re ndërtimi nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe drejtorit të ri sportiv Igli Tare.
Me fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, strategjitë dhe prioritetet në afatin kalimtar kanë ndryshuar ndjeshëm, duke përfshirë objektiva të profilit të lartë.
None found
Sipas raportimeve të besueshme nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, një nga emrat që është përmendur në diskutimet e brendshme të klubit është legjenda kroate Luka Modrić.
Igli Tare, drejtuesi shqiptar i sapoemëruar te kuqezinjtë, thuhet se ‘ëndërron’ të sjellë në ‘San Siro’ ish-mesfushorin e Real Madridit.
Modrić, i cili u largua nga Real Madrid këtë verë pas një epoke të lavdishme me mbi një dekadë suksese dhe trofe, ka marrë disa oferta nga klube në mbarë botën, përfshirë nga MLS dhe Arabia Saudite.
Megjithatë, sipas Romanos, lojtari nuk është në nxitim për të vendosur destinacionin e tij të radhës.
Aktualisht, nuk ka një ofertë zyrtare nga Milan për Modrićin, por fakti që emri i tij është përmendur në tavolinat e merkatos së klubit tregon ambicien e Tares për të sjellë eksperiencë dhe cilësi të lartë në mesin e fushës.
Duke pasur parasysh stilin e lojës së Milanit dhe mungesën e një dirigjenti me përvojë në mesin e fushës, një profil si ai i Modrić do të ishte i çmuar.
Nëse Milan do të konkretizojë një përpjekje për të bindur kroatin, do të varet shumë nga dëshirat e vetë lojtarit, i cili, deri më tani, nuk ka dhënë sinjale të qarta për destinacionin e ardhshëm.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…
Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…
Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…