Milani ka nisur të mendojë për përforcimet e sezonit të ardhshëm, duke e vendosur mesfushorin e Brightonit, Yasin Ayari, në fokusin e merkatos.
None found
Ruben Amorim aktualisht ka disa mundësi në qendër të fushës, mes tyre Luka Modricin, Adrien Rabiot, Yunus Musah, Ruben Loftus-Cheek, Ardon Jasharin dhe të riun Christian Comotto.
Megjithatë, përbërja e repartit mund të pësojë ndryshime të rëndësishme gjatë verës së ardhshme. Luka Modric, 41 vjeç, ndodhet në sezonin e fundit të kontratës dhe mund të zgjedhë të mbyllë karrierën. Edhe në rast se kroati vendos të vazhdojë të luajë, mundësia e një rinovimi tjetër me Milanin konsiderohet e vogël.
Sipas Calciomercato, pasiguri ka edhe për të ardhmen e Ruben Loftus-Cheek në “San Siro”. Ndërkohë, Ardon Jashari, i cili nuk ka arritur të fitojë një vend të qëndrueshëm në formacion që prej transferimit te Milani verën e kaluar, nuk e ka të sigurt vazhdimin me klubin në sezonin 2027/28.
Pavarësisht se sezoni 2026/27 sapo ka nisur, drejtuesit kuqezi kanë filluar të vlerësojnë opsionet për mesfushën. Tuttosport raporton se Yasin Ayari është emri kryesor në listën e dëshirave të Milanit.
Klubi italian thuhet se e ka ndjekur zhvillimin e Ayarit që nga fillimi i vitit 2025, në kohën kur Geoffrey Moncada ishte ende drejtor teknik i Milanit.
Mesfushori suedez ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes me Brightonin, kontratë që përfundon më 30 qershor 2027. Megjithatë, klubi anglez zotëron të drejtën për ta zgjatur automatikisht atë edhe për një sezon.
Pikërisht për shkak të kësaj situate kontraktuale dhe paraqitjeve të tij, Ayari vazhdon të ketë një vlerë të lartë në treg. Raportimet e fundit nga Italia bëjnë me dije se Brighton kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e tij.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…