Për ndeshjen e fundit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Franco Foda pritet të ndryshojë disa prej lojtarëve titullarë dhe të rikthejë skemën 3-5-2, sipas Telegrafit.
Kosova do të përballet sot, të martën, me Irlandën në Dublin, në sfidën përmbyllëse të grupit B3. Në portë pritet të rikthehet Arijanet Muric, duke zëvendësuar Amir Saipin, i cili luajti nga minuta e parë në barazimin 0-0 ndaj Izraelit në Prishtinë.
None found
Risi pritet të ketë edhe në mbrojtje, ku 19-vjeçari Bleon Kurtulus mund të bëjë debutimin me fanellën e Kosovës. Ai pritet të vendoset në treshen defensive së bashku me Lindrit Kamberin dhe Ilir Krasniqin, ndërsa Kreshnik Hajrizit mund t’i zërë vendin.
Edhe mesfusha pritet të pësojë ndryshime. Elvis Rexhbeçaj dhe Lindon Emërllahu parashikohen të rikthehen në formacionin bazë. Emërllahu do të marrë vendin e Veldin Hoxhës, i cili mungon për shkak të suspendimit, ndërsa Rexhbeçaj pritet të bashkëpunojë me Leon Avdullahun në organizimin e lojës.
Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda pritet të aktivizohen në krahë, ndërsa dyshja e sulmit mund të përbëhet nga Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani. Asllani rikthehet si titullar pasi ndaj Izraelit e nisi ndeshjen nga stoli, duke zëvendësuar Milot Rashicën. Ndërkohë, Edon Zhegrova është larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimit.
Ndryshimi tjetër i pritshëm lidhet me mënyrën e rreshtimit. Në takimin me Izraelin, Kosova luajti me sistemin 3-4-3, ndërsa ndaj Irlandës Foda pritet të përdorë skemën 3-5-2, e cila u ka sjellë rezultate të mira “Dardanëve” në të kaluarën.
Takimi Irlandë-Kosovë do të zhvillohet në “Aviva Stadium” dhe vlen për ndeshjen e fundit të grupit B3 në Ligën e Kombeve. Një barazim ose fitore do t’i mjaftonte Kosovës për të siguruar vendin e dytë.
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Irlandës
Një pikturë e realizuar në vitin 1960 nga artistja e njohur japoneze Yayoi Kusama është shitur për 14.7 milionë dollarë…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.…
Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet…
Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të…