Milan në ankth, Chelsea futet në garë për yllin e klubit Italian

Chelsea është shumë pranë transferimit të Aubameyang dhe thuhet se ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Pak kohë më parë PSG i ofroi Neymar por anglezët nuk e dëshironin në ekip.

Për të kompletuar sulmin e tyre, Chelsea ka vënë në shënjestër yllin e Milanit, portugezin Rafael Leao. Milan i trembet një oferte të lartë nga Blutë e Londrës.

“The Times” raporton se Chelsea është gati të ofrojë 120 milionë euro për yllin portugez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.09.2022 12:18