Milan luan “i fashuar”, rekord negativ në skuadrën kuqezi, 30 dëmtime në katër muaj

Milan ka vendosur një rekord në pjesën e parë të sezonit, por ai është negativ dhe ka ndikuar drejtpërdrejtë në paraqitjet e skuadrës kuqezi.

Skuadra e Stefano Pioli ka regjistruar 30 dëmtime në katër muaj, duke detyruar trajnerin të ketë zgjedhje të limituara në formacion dhe në pankinë.

Fikayo Tomorri dhe Tomasso Pobega ishin dy lojtarët e fundit që iu shtuan infermierisë së klubit, që këtë sezon ka qenë gjithmonë e mbushur.

Por ajo që bie në sy dhe nënvizohet nga mediat italiane, më shumë se 80% e dëmtimeve janë muskularë.

Ky fakt drejton gishtin e akuzës nga përgatitësit atletikë të skuadrës, ndërsa drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar ndryshime në stafin e teknikut italian.

Deri atëherë, Pioli është i detyruar në mbyllë vitin me lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa sipas të përditëshmeve përtej Adriatikut, pritet një merkato e rëndësishme në hyrje gjatë muajit janar.

Të paktën dy mbrojtës do të afrohen me skuadrën “kuqezi”, ndërsa nuk përjashtohet edhe blerja e një sulmuesi. /abcnews.al


Shtuar 26.12.2023 13:46

Tags: ,