Milan-Inter/ Derbi për më të mirët në “klasë”, askush më mirë se ekipet e Milanos që nga viti 2020

Nesër mes Milan-it dhe Inter-it do të zhvillohet derbi i 175-të në Seria A, I 87-ti me kuqezijntë vendas.

Gjithsej janë 67 fitore për Interin dhe 52 fitore për Milanin. Kuqezijntë kanë 28 fitore si mikëpritës ndërsa zikaltërit kanë 34 fitore sit ë tillë.

Këtë sezon ekipi I Piolit janë më favoritë duke parë epërsinë që kanë ndaj Inter-it. Nesër  Pioli ka mundësinë për të arritur gjashtë fitore radhazi duke u bërë tranjeri i parë i Milan-it që arrin këtë sukses që nga koha e Massimiliano Allegri.

Inzaghi bashkë me Interin mbeten shumë të rrezikshëm në derbi. Tekniku zikaltër ka në ekip 12 shënues të ndryshëm duke e bërë Interin të palexueshëm në zonën e golit.

Të dyja ekipet e Milanos janë sulmi më i mirë i Seria A që nga viti 2020 duke shënuar të dyja bashkë 155 gola në 70 ndeshje./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 10:48