Milan e mbyll 2021 me fitore dhe në vendin e dytë, Napoli i bën gjëmën vetes (VIDEO)

Milan ka arritur të fitojë si mike në shtëpinë e Empolit me rezultatin 2-4.

Kessie shënoi golin e parë në minutën 12-të. Pak minuta më vonë, në të 18-tën, Nedim Bajrami barazoi rezultatin me një supergol. Të dyja ekipet ishin shumë kërkuese në pjesën e parë po golin e avantazhit e shënoi përsëri Kessie në minutën e 42-të.

Pjesa e dytë filloi sërish furishëm ku Florenzi trefishon rezultatin për ekipin e Piolit. Pak minuta më vonë, Theo Hernandez shënon dhe golin e katërt në minutën e 69-të. Pinamonti shënon golin e dytë për Empolin nga pika e bardhë e penalltisë. Milan kështu e mbyll vitin 2021 me një fitore dhe në vendin e dytë të tabelës së Seria A,  4 pikë pas Inter-it që është në krye.

Nga ana tjetër Napoli i ka dhënë një humbje vetes me anë të autogolit të Juan Jesus në minutën e 37 -të. Spezia ka arritur të mbajë këtë rezultat deri në rënien e bilbilit të gjyqtarit kryesor. Kështu, Napoli humbet pikë në shtëpi dhe pozicionohet e treta në rënditje me 39 pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.12.2021 22:42