Milan e ka të lehtë ndaj Venezias, tashmë në krye të tabelës (VIDEO)

Milan ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Vanezia, për t’u ngjitur në këtë mënyrë në krye e tabelës së renditjes.

Rossonerët arritën të koleksionojnë pikët e plota, duke triumfuar me shifrat 3-0, me gola të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez.

Ibra shënoi vetëm pas 2 minutash lojë duke hapur kështu edhe serinë e golave, ndërsa në pjesën e tyre kishte vend për dy golat e Hernandez në minutën 48 dhe 58.

Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 48 pikëve dhe merr kreun e tabelës së Serie A, duke lënë prapa me 2 pikë rivalin lokal, Inter, të cilët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 15:02