Mikel Arteta i bën “nder” Wilshere, e fton të stërvitet me klubin

Mesfushori Jack Wilshere ka filluar të stërvitet me ish-klubin e tij Arsenal.

Faqja zyrtare e klubit londinez, ka bërë të ditur se Jack i është bashkuar klubit por jo në një marrëveshje, vetëm për t’u stërvitur pasi që anglezi ka kohë që kishte mbetur agjent i lirë.

Ish-reprezentuesi anglez së fundmi ishte pjesë e Bournemouth, por me të përfunduar kontratën me klubin Wilshere mbeti futbollist i lirë.

Wilshere ka arritur të paraqitet për kombëtaren angleze 34 herë.


Shtuar 7.10.2021 17:12