Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv.
Kohët e fundit pati zëra se Basha do të transferohej në kampionatin shqiptar për të mbyllur karrierën këtu, por kjo nuk ndodhi.
Tërheqjen nga futbolli, ish-mesfushori i Kombëtares e ka bërë ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale:
“Ka ardhur koha për ta kthyer faqen …
Unë arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që filloi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në atë katrorë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrova edhe ngjyrat e vendit tim
Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më mirëpritën me krahë hapur dhe më ndihmuan të ndihem rehat
Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, shokët e skuadrës, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top ??
Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës
Është koha për t’i thënë lamtumirë karrierës sime”, shkroi Basha./albeu.com