Michail Antonio shpjegon pse ai nuk dëshiron që Liverpooli të fitojë Premier Ligën, u thotë tifozëve të ‘zhduken’

Sulmuesi i West Ham United, Michail Antonio ka shpjeguar pse nuk dëshiron që Liverpooli të fitojë titullin në Ligën Premier.

Ndjenja e yllit të West Hamit buron nga tallja nga mbështetësit e Liverpoolit në fillim të këtij sezoni për insistimin se skuadra e tij do të përfundonte mbi klubin nga Merseyside.

Reds vazhduan të mposhtin ekipin e Antonios me rezultat 3-1, me sulmuesin që humbi një shans të mirë që në fillim, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp aktualisht është në krye të renditjes në Ligës Premier dhe West Ham renditet i gjashti.

Antonio pretendoi se katër muaj pas komenteve të tij ai vazhdon të marrë mesazhe nga tifozët e Liverpoolit në mediat sociale.

Nga ana tjetër, Antonio theksoi se ai nuk dëshiron që Liverpool të fitojë ligën.

“Unë nuk dua që Liverpooli të fitojë ligën sepse ju tifozët e Liverpoolit jeni ende dërgoni mesazhe në adresën time”, ka thënë fillimisht Antonio.

“Zhdukuni! Po e them nga gjoksi. Nuk dua që Liverpooli ta fitojë ligën! Arsenali le ta merr, Man City le ta merr. Kjo është gjithçka që kam për të thënë për këtë!”, përfundoi sulmuesi i Çekanëve.

Ndryshe, Liverpool nuk kthehet në aksion deri në udhëtimin e tyre në Bournemouth të shtunën e ardhshme.

Klubi është në rrugën e duhur për të fituar titullin e tyre të dytë në epokën e Jurgen Klopp, pasi ata kanë një avantazh me pikë ndaj Aston Villa, Manchester City dhe Arsenal. /Telegrafi/


Shtuar 13.01.2024 19:59