Michael Jordan ka pasuri më të madhe se ajo e CR7 dhe Messit së bashku

Legjenda e NBA, Michael Jordan ka një pasuri e cila ia kalon atyre të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit së bashku.

Jordan njihet si ndër basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave falë suksesit të madh me Chicago Bulls në vitin 1980 dhe 1990, duke fituar gjashtë herë kampionatin e NBA.

Ronaldo dhe Messi në anën tjetër vlerësohen si dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Daily Star Sport ka shikuar fitimet e tre atletëve gjatë tërë karrierës dhe ka kombinuar.

Pasuria e Cristiano Ronaldos

Duke qenë atleti më i paguar te Forbes në vitin 2021, Ronaldo fitoi 88 milionë funte vitin e kaluar.

51 milionë funte ishin pagë ndërsa 37 milionë të tjerë shkaku i marrëveshjeve si Nike, Herbalife, Tag Geuer dhe Clear Haircare.

Forbes gjithashtu e përfshin Ronaldon si të dytin mes viteve 2010-2019, vetëm pas Floyd Mayweather.

Nëse shohim sa fiton edhe me sponsorë, pasuria e CR7 vlerësohet rreth 363 milionë funte.

Pasuria e Michael Jordan

Nuk ka shumë atletë që janë miliarderë, por Jordan nuk është person i zakonshëm.

Gjatë kohës kur luante te Bulls dhe Washington Wizard, Jordan fitoi 66 milionë funte.

Forbes thotë se Jordan fitoi rreth 1.32 miliardë euro me sponsorët si Nike, Hanes dhe pijes Gatorade.

Pos kësaj, basketbollisti shijoi fitim të çmendur edhe me Air Jordan.

Pra në të gjitha, pasuria e Jordan vlen plotë 1.2 miliardë funte.

Pasuria e Lionel Messit

Renditur i dyti në listën e Forbes për vitin 2021, Messi fitoi 95.5 milionë funte që nga prilli i vitit të kaluar.

Argjentinasi fitoi 71 milionë euro nga pagat në sezonin e fundit te Barcelona dhe 24 milionë euro shtesë nga sponsorët.

Messi gjithashtu ka edhe një marrëveshje për tërë jetën me Adidas.

Pasuria e Messit vlerësohet me 309 milionë funte, vlerë që pritet të rritet pas kalimit te PSG.

Krahasime

Nëse bëjmë kalkulimet, Messi dhe Ronaldo kombinojnë 672 milionë funte.

Por, kjo as nuk i ofrohet Jordanit, që fiton 1.2 miliardë funte. Edhe nëse dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave bashkohen, ata janë 500 milionë funte prapa Jordan.


Shtuar 4.10.2021 23:51