Messi: E ndjejë që Zoti po e ruante këtë moment për mua

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi është shprehur shumë i lumtur pasi fitores në finalen e Kupës së Amerikës kundër Brazilit.

“Unë e ndjej që Zoti po e ruante këtë moment për mua, kundër Brazilit në finale dhe në shtëpinë e tyre.

“E vërteta është që kjo gjë është e çmendur. Nuk do të ketë moment më të mirë se ky. Lumturia është e pafund, e dija se kjo do të ndodhte në një pikë.”

“Unë pata shumë besim tek grupi, të cilët janë rritur shumë që nga Kupa e fundit e Amerikës. Ata janë një grup i njerëzve shumë të mirë që përparojnë dhe nuk ankohen.”

“Pas Kupës së fundit të Amerikës, ju thash këtyre lojtarëve që ata do të jenë e ardhmja e kësaj kombëtare. Unë nuk isha gabim dhe ne sot jemi kampion.”

“Lumturia që kam momentalisht është e papërshkrueshme. Më kanë treguar që çdo kund është duke u festuar. Unë dua të falënderoj njerëzit në Rosario për vlerësimin. Unë dua të ndaj këtë fitore me bashkëlojtarët e mi, që ishin me mua dhe afër shumë herë. Ata bënë shumë për Kombëtare dhe ata po ashtu e meritojnë të përjetojnë diçka si kjo. Unë e di se ata janë shumë të lumtur për Argjentinën”

“Jam shumë i lumtur. Kam ëndërruar shpesh për këtë. Unë e ndjej se Zoti po ruante këtë moment për mua. Kundër Brazilit në finale, në shtëpinë e tyre. Përtej kënaqësisë, ne ende nuk dimë se çka kemi arritur në të vërtetë.”

“Kjo ndeshje do të shkoj në histori, jo pse ne jemi bërë kampion, por sepse ishte kundër Brazilit dhe në tokën e tyre.”

“Unë mendova familjen time kur ndeshja përfundoi. Shpeshherë ne duhet të vuanim dhe të shkonim në pushime të mërzitur. Kësaj radhe është ndryshme. Falënderoj Zotin për këtë moment”, u shprehë Messi./


Shtuar 11.07.2021 15:17