Një klub i dytë i Ligës Premier thuhet se është gati të ndëshkohet pas zbritjes së 10 pikëve nga Evertoni në fillim të këtij sezoni.
Evertoni u dënua me heqjen e 10 pikëve gjatë vitit të kaluar, por ka edhe klube tjera që rrezikojnë të njëjtën gjë.
Sipas Sean Fisher të Football Insider, Wolverhampton Wonderers janë afër rrezikut të goditen në një mënyrë të ngjashme me heqje pike.
Wolves besohet se kanë shkelur rregullat e shpenzimeve pasi kanë regjistruar humbje mbi kufirin prej 105 milionë funtesh pas një paralajmërimi nga kryetari Jeff Shi në gusht.
Chelsea, ndërkohë, është i sigurt nga çdo akuzë edhe pse kufizimet e Fair Play Financiar mbeten një çështje kryesore.
Në fakt, Blutë mund të detyrohen të shesin lojtarët e Akademisë për të respektuar rregullat financiare dhe për të shmangur dënimin. /Telegrafi/