Mesfushori i Napolit: Kam 3 muaj pa marrë rrogën

Stanislav Lobotka ishte një nga pikat kyçe të mesfushës së Napolit në sezonin e kaluar ku “axurrët” u shpallën kampionë në Serinë A.

Gjithsesi mesfushori sllovak ka lëshuar një deklaratë të bujshme, e cila ka të bëjë me pagat e lojtarëve në Itali.

“Sinqerisht, unë veten time do ta vlerësoja 5 milionë euro. Lojtarët vlerësohen 120 milionë euro tani, është absurde. Nuk e kuptoj këtë gjë. mua më pëlqen Napoli dhe kemi arritur një marrëveshje. Kam rrogën më të lartë nën karrierën time. Nuk paguhem gjithmonë muaj për muaj, ndonjëherë nuk paguhem as tre muaj, por kjo është Italia (qesh)”, u shpreh Lobotka.


Shtuar 6.09.2023 17:11