Mesazhi i Ballist Morinës për serbët: Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj

Më 14 tetor 2014, Ismail “Ballist” Morina lëshoi dronin e famshëm në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luajtur në Beograd, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të ndeshjes.

Pasi u arratis nga shteti serb, ai ka provokuar sërish tifozët serbë.

Këtë herë ai ka provokuar në profilin zyrtar të UEFA-s në Instagram, ku me dy fjali t shkruara ka shkaktuar zemërimin e tifozëve të Përfaqësueses Serbe.

“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni. Shihemi në fazën eliminatore”, ka shkruar Morina në postimin e UEFA-s.

Kuksiani është arrestuar disa herë dhe është vënë në arrest shtëpiak nga vendet fqinje dhe vet shteti shqiptar.

Shqipëria është në vazon e dytë përpara shortit të grupeve për Euro 2024, ndërsa Serbia në vazon e katërt, ndaj është i mundur një duel mes dy vendeve në fazën e grupeve./albeu.com

 


Shtuar 23.11.2023 13:55